26 Prill 2024

Ish punëtorët e ndërmarrjes ‘’Ramiz Sadiku’’ kërkojn zgjidhje nga Prokuroria

Prishtinë, 5 dhjetor – Sot, rreth orës 11:00, para objektit të Prokurorit të Shtetit, në Prishtinë, kanë protestuar ish punëtorët e ndërmarrjes ndërtimore ‘’Ramiz Sadiku’’, me përfaqësuesin e saj Idriz Zhinipotoku, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të mos pagesës prej 20%, nga shitja e aseteve të kësaj ndërmarrjeje.

Gjithashtu, përfaqësuesit e saj, u pritën në takim nga zëvendëskryeprokurorja e shtetit, Sevdije Morina dhe prokurori Idain Smailji, të cilët diskutuan për këtë rast.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit shprehën pakënaqësitë e tyre sa i përket manipulimit mbi ndërmarrjen e tyre dhe kërkuan që Prokuroria e Shtetit të merret me hetimin e listës së kësaj ndërmarrje, duke theksuar se aty janë futur persona në mënyrë të pamerituar, të cilët edhe kanë marrë këtë përqindje, duke mos qenë asnjëherë pjesë e kësaj organizate.

Prokuroria e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje, me përkushtim do të merret me hetimin e këtyre listave, të cilat dyshohet se janë manipuluar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)