26 Prill 2024

IPK gjatë 2019 ka arrestuar 35 oficier policor dhe ka suspenduar 64

Prishtinë, 31 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës me një koktej rasti mbajti takimin e fundit përmbyllës për vitin 2019 ku si mysafir  ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa.

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së Miradie Kelmendi, në një fjalë rasti falënderoj pjesëmarrësit, ndër tjera theksoi “Në përgjithësi puna jonë është një punë që nuk duket shumë në publik për shkak të specifikave të detyrave, por rritja e angazhimit dhe profesionalizmit ka bërë që këtë vit, arritjet dhe sukseset tona të jenë më të dukshme dhe të vlerësuara nga qytetarët dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar.”

Ndërsa ministri i MPB-se gjate fjalimit të tij faleminderues uroj që “vitin e ardhshëm të këtë sa më pak punë për IPK-në pasi që kjo nënkupton se edhe Policia qe Kosovës është duke u bërë edhe më e mirë”, ministri gjithashtu falënderoj punonjësit e IPK-se dhe uroj festat e fundvitit.

Ne këtë takim  në pika të shkurtra u paraqiten edhe disa nga aktivitetet kryesore të realizuara gjatë këtij viti, ku:

- Janë pranuar dhe administruar mbi 1.400 ankesa të qytetarëve;

- Janë trajtuar 279 raste penale në IPK;

- Janë ngritur 64 kallëzime penale dhe 21 raporte të veçanta;

- Janë arrestuar 35 punonjës policor;

- Janë suspenduar 64 punonjës policor;

- Janë transferuar 8 punonjës policor;

- Janë inspektuar 7 fusha të menaxhimit policor, nga të cilat kanë rezultuar rreth 70 rekomandime;

- Raportet e inspektimit janë më voluminoze dhe më përmbajtjesore me rekomandime përkatëse për përmirësim të punës dhe performances së Policisë.

IPK-ja këtë vit ka arritur me sukses të ndërtoj bashkëpunim ndër institucional, si një parakusht për suksesin tonë. Bashkëpunimi i veçantë me Prokurorinë e Shtetit, institucionet tjera të zbatimit të ligjit, por edhe me institucione homologe të shteteve të rajonit dhe më gjerë ka qenë në nivel të lartë.

Janë realizuar një numër i madh i trajnimeve dhe vizitave studimore, që kanë ngritur nivelin profesional të punonjësve të IPK-së, kjo falë mbështetjes nga ICITAP dhe OSBE.

Ky takim përfundoj me falënderime të veçanta për punonjësit e IPK-se si meritor për rezultatet e organizatës dhe nga ta u kërkua angazhime të vazhdueshme në ecjen para të proceseve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)