26 Prill 2024

IPK fillon hetimet për rastin “Vrasje e rëndë” në Gjakovë

Prishtinë, 9 gusht - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar opinionin publik dhe mediet në lidhje me rastin “Vrasje e rëndë” e cili ka ndodhur në fshatin Brekoc – Gjakovë.

Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar ndaj disa zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave.

Tani për tani IPK-ja, përkatësisht Departamenti i Hetimeve është në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe veprimeve tjera hetimore në lidhje me këtë rast. Pas analizimit të informacioneve do të merren hapat e nevojshëm duke u bazuar në Ligjin e IPK-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)