26 Prill 2024

Identifikohen vjedhësit e dyqaneve në rajonin e Zhupës

Prizren, 11 janar - Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpaca kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe në Prevallë me ç’ rast ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme.

Këto vjedhje dyshohen se janë kryer nga grupi i përbërë nga katër të dyshuar të cilët kanë operuar me një automjet të llojit “Opell Meriva” i huazuar nga një “Rent A-Car”.

Të dyshuarit tanimë ndodhën nën arrest për raste që janë nën hetim nga stacionet e përmendura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)