26 Prill 2024

I burgosuri rrezikon veten dhe të tjerët duke i futur flakën dhomës në Dubravë

Prishtinë, 21 shtator - Sipas informatave të KMDLNj-së, dje në ora 23:50, Pavijoni II, krahu V2 dhoma 01 në Qendrën Korrektuese në Dubravë  i burgosuri K. B. i dënuar për vrasje me dënim 35 vjet i cili pas rishqyrtimit i është zvogëluar në 12 vite burg i ka vënë flakë dhomës së burgut duke e rrezikuar jetën e tij por edhe të burgosurve tjerë.

Për fat të mirë Stafi Korrektues ka reaguar shpejt duke i larguar të burgosurit e tjerë dhe duke i dërguar në stacionarin e burgut.

Pas kontrollit të mjekëve që kanë konstatuar se gjendja shëndetësore e të burgosurve është e mirë, ata janë kthyer në Pavijon. Për rastin në fjalë është njoftuar Policia në Istog e cila i ka filluar hetimet ndërsa i dënuar K.B. është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

I dënuari K.B. është vizituar disa herë nga KMDLNj dhe raporti i KMDLNj –së ka rekomanduar që i dënuari K.B. të trajtohet në Q.K.U.K ngase është vlerësuar si rast psikiatrik që kërkon trajtim të vazhdueshëm në institucionet përkatëse shëndetësore shkaku se Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve nuk ka kapacitet të duhur profesional dhe as kushte për trajtimin shëndetësorë që konsiderohen si të rënda.

KMDLNj pas vizitave monitoruese konstaton se Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve ka bërë aq sa ka qenë e mundur për trajtimin e të dënuarit K.B. dhe është fat i mirë që ky incident ka përfunduar pa pasoja për jetë të njerëzve , të të dënuarve por edhe stafit  korrektues.

KMDLNj e ripërsërit kërkesën për domosdoshmërinë e  ndërtimit të një spitali për trajtimin e personave të privuar nga liria në kuadër të Institucioneve që janë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve i cili do të kishte kuadër të mjaftueshëm profesional dhe kushte për trajtimin e rasteve që cilësohen si të rënda.

Ky rekomandim i KMDLNj –së i ka këto adresa: Ministrit të Drejtësisë, z. Abelart Tahiri , Ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli si dhe Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)