26 Prill 2024

Haziri kërkon që të respektohen rregullat kundërCovid-19, pas masave lehtësuese

Gjilan, 5 maj - Komiteti për menaxhimin0 e emergjencave në Gjilan kundër përhapjes së Covid-19, e ka vlerësuar gjendjen e qetë dhe stabile, pasi u bë një javë që nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se të gjitha rastet janë në monitorim të institucioneve, ndërkaq ka shtuar se përkundër lehtësimit të masave në sektorin e ekonomisë dhe lirisë së lëvizjes, të mos shkelen rregullat e përcaktuara.

“Kjo nënkupton që nuk mund të dilni në vende publike më shumë se dy herë që janë të përcaktuara nga 90 minuta. Patjetër duhet të përdoren dorëzat e maskat. Në vendet publike nuk ka lejeqëndrim. Edhe më tutje nuk mund të shfrytëzohen parqet dhe vendet e gjelbëtra për rekreacion, sport e aktivitete tjera”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.

Ai, me këtë rast, ka njoftuar se është varrosur dje i ndjeri Agon Musliu ne fshatin Gadish, i cili vdiq tragjikisht të dielën.

Haziri i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu, banorëve të Livoçit të Epërm dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)