26 Prill 2024

Haradinaj e shkarkon ministrin Sefaj dhe drejtorin e AKI-se, Driton Gashin

Prishtinë, 30 mars - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese zyrtare dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, ka kërkuar dorëheqjen e tij si dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi.

"Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj", thekson kryeministri.

Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)