26 Prill 2024

Grabitje spektakolare në një bankë në Argjentinë

Buenos Aires, 4 dhjetor - Një grup hajdutësh në Argjentinë kanë gërmuar një tunel të gjatë përmes të cilit kanë hyrë në një bankë, ku dhe kanë boshatisur mbi 100 kuti depozitash.

Grabitja spektakolare është kryer në Buenos Aires dhe është zbuluar vetëm kur stafi i bankës është kthyer në punë pas pushimeve të fundvitit.

Sipas autoriteteve lokale, hajdutët kanë gërmuar për rreth 6 muaj një tunel 30 metra të gjatë, të kompletuar me drita dhe ventilim.

Gjatë grabitjes alarmet e bankës u aktivizuan disa herë, por policia kur mbërriti në vendin e ngjarjes pa se dyert e bankës ishin të mbyllura dhe nuk ndërmori operacione të tjera.

Drejtorët e bankës nuk kanë bërë të ditur se sa është vlera e vjedhjes, pasi përmbajtja e kutive të depozitave është konfidenciale.

Qindra klientë të inatosur janë mbledhur jashtë selisë së “Banco Provincia” në Buenos Aires, duke kërkuar llogari për kursimet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)