14 Tetor 2019

GLPS prezanton analizën për Dhomat dhe Prokurorin e Specializuara

Prishtinë, 14 qershor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon panelin e diskutimit mbi temën “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”.

Në këtë panel diskutimi, GLPS do të prezantoj Analizën e Politikave të titulluar: ‘Gjykata Speciale në Veprim: Një analizë e zhvillimeve kyqe lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar’.

Kjo analizë trajton zhvillimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe shqyrton disa nga hapat fillestar të ndërmarrë nga Divizioni për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Procese Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

 Fokus i veçantë i është kushtuar procesit të intervistimit të të ftuarve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe procesit të shpërndarjes së fondeve nga Divizioni për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Procese Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Për më tepër, GLPS synon që përmes këtij diskutimi të zgjerohet në trajtimin e mundësisë së krijimit të një Tribunali për Krime Lufte në Kosovë të propozuar përmes një Rezolute të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datë 16 maj 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)