27 Tetor 2020

Gjykatës Speciale i shtohen edhe gjashtë gjykatës tjerë

Prishtinë, 22 shtator - Dhomat e Specializuar të Kosovës kanë bërë të ditur se autoriteti Emërues, ambasadori  Lars-Gunnar  Wigemark,  pas marrjes  së  rekomandimeve  nga  paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).

Gjykatësit, z. Gilbert Bitti (Francë), z. Daniel Fransen (Belgjikë), z. Fergal M. Gaynor (Irlandë), zj. Romina Incutti (Itali),  zj.  Nina  H.B.  Jørgensen  (Norvegji),  dhe  z.  Roumen  H.  Nenkov  (Bullgari)  u  shtohen  17  gjykatësve  që aktualisht janë në Regjistër.

Autoriteti  Emërues  gjithashtu  emëroi  gjykatësin  Antonio  Balsamo  dhe  gjykatësin  Nenkov  posaçërisht  si gjykatës  të  Dhomës  së  Specializuar  të  Gjykatës  Kushtetuese  dhe  zj,  Incutti  e  emëroi  gjykatëse  rezervë  në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

 Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetare  Trendafilova  i  përshëndeti  ngrohtësisht  gjykatësit  e  emëruar  rishtazi  dhe  deklaroi  se  pret  me kënaqësi  të  bashkëpunojë  me  ta  dhe  me  gjykatësit  e  tjerë  të  Regjistrit,  për  përmbushjen  efikase  dhe  të efektshme të mandatit të DHSK-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)