21 Tetor 2019

Gjykata Themelore e Gjilanit për gjashtë muaj ka zgjidhur 7.200 lëndë

Gjilan, 17 korrik - Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka mbajtur sot një konferencë për media me gazetarë, duke shpalosur raportin gjashtë mujor të Gjykatës.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë i ka dhënë një prioritet zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit, ku gjatë këtyre gjashtë muajve është arritur të zgjidhen 14 lëndë të kësaj natyre, ndërsa kanë mbetur edhe 22 lëndë në punë.

“Sanksionet penale për këto lëndë janë, tre Aktgjykime dënim me burgim, një Aktgjykim dënim me gjobë, dy Aktgjykime dënim me kusht, pesë Aktgjykime lirues dhe një  Aktgjykim refuzues”, ka thënë Azizi. 

Për më tepër ai ka shtuar se në këtë Gjykatë, nuk ka asnjë lëndë që është e shenjëstruar për liberalizim të vizave, pasi që të gjitha janë gjykuar nga gjyqtarët. 

Numri i lëndëve të pranuara në të gjitha departamentet gjatë kësaj periudhe kohore është 6.107 lëndëve, ndërsa numri i lëndëve të kryera është 7.209 lëndë, që do të thotë 118 % është efikasiteti i kryerjes së lëndëve. Lëndë të mbetura në punë janë edhe 16.049 lëndë. 

Gjyqtarët kanë nxjerrë 162 Aktgjykime me burgim efektiv, 411 Aktgjykime me gjobë, 321 Aktgjykime me kusht, 35 Aktgjykime lirues dhe 48 Aktgjykime refuzues.

Gjykata Themelore e Gjilanit çdo ditë e më shumë po punon në rritjen e transparencës me mediat dhe publikun, njëherët po vazhdon me publikimin e Aktgjykimeve të plotfuqishme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)