27 Prill 2024

Gjykata Supreme thellon bashkëpunimin me Avokatin e Popullit

Prishtinë, 5 shtator – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka pritur sot në takim, Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari dhe zëvendës-avokaten e Popullit, Edona Hajrullahun.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Gjykatës Supreme dhe institucionit të Avokatit të Popullit, bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që të koordinohen lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut, posaçërisht lidhur me opinionet Amicus Curiae, të cilat Avokati i Popullit ia adreson gjyqësorit, në cilësinë e mikut të gjykatës.

Kryetari Peci, ka vlerësuar lartë angazhimin e Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke shprehur njëkohësisht, gatishmërinë për bashkëpunim institucional mes dy institucioneve.

Ndërkaq, Avokati i Popullit, Jashari, ka përmendur disa raste sfiduese, për të cilat, ky institucion ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, ka nxjerrë opinione për të ndihmuar Gjykatën Supreme në çështje të caktuara, kur kjo e fundit përcakton qëndrime parimore dhe mendime juridike, në çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat e Kosovës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të ndërmarrin hapa konkret në luftimin e diskriminimit, në zbatim të konventave ndërkombëtare për të drejta të njeriut nga gjyqësori dhe në aspekte tjera të ngjashme, të cilat ndikojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)