26 Prill 2024

Gjykata Supreme përfaqëson Kosovën në ceremoninë e gjyqësorit të Malit të Zi

Budvë, 30 tetor –  Me ftesë të kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi,  Vesna Medenica, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 220 vjetorit të Gjyqësorit të Malit të Zi, e cila u mbajt të hënën në Budva të Malit të Zi.

Në këtë ceremoni, kryetari Peci, në emër të gjyqësorit të Kosovës, si pushteti i tretë në vend, ka uruar kryetaren Medenica dhe përfaqësuesit tjerë të gjyqësorit të Malit të Zi për 220 vjetorin e sistemit gjyqësor duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në përgjithësi dhe për pavarësinë e sistemeve përkatëse gjyqësore, ne veçanti.

Ne mesin e të ftuarve, pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë krerët e gjykatave supreme nga vendet e rajonit dhe me gjerë.

Akademia solemne është organizuar nga Gjykata Supreme dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Malit të Zi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)