21 Korrik 2019

Gjermania vazhdon me përkrahjen e Kosovës në sferën e sigurisë publike

Prishtinë, 11 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e sigurisë, në avancimin e institucioneve të sigurisë me qëllim të luftimit të krimit në përgjithësi.

Më këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj. 

Ndërsa ambasadori gjerman, z. Christian Heldt, theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë me përkrahjen e saj, e në veçanti në afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)