30 Shtator 2020

Gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë ngritin 151 aktakuza ndaj 182 personave

Prishtinë, 18 dhjetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur njëqind e pesëdhjetë e një (151) aktakuza kundër njëqind e tetëdhjetë e dy (182) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) traktori s bashku me rimorkio dhe masë drusore në sasi prej 6.11m,  për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) personave për veprën penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 i KPRK-së, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të akuzuarve, S.R dhe K.B. për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjate 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjatë ditës së djeshme, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar për vepra penale, “ Kanosje” dhe Detyrim”. Po ashtu, Prokuroria e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e dy (22) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)