30 Shtator 2020

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë janë ngritur 25 aktakuza

Prishtinë, 9 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe nga Prokuroria Speciale, janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa të ndara. Një kërkesë për sekuestrim të një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime, si dhe një kërkesë për sekuestrimin e masës drurore, dru “Ahu” për djegie, të pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 1.20 m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe një kërkesë për sekuestrimin e një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave të pandehur. Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e masës drurore. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.  Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, një person është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në tre raste të ndara.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)