15 Tetor 2019

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë janë ngritur 20 aktakuza

Prishtinë, 3 shtator - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për bastisje nën dyshimin se dy (2) persona janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar janë sekuestruar, një (1) armë dhe afro një (1) kg substancë narkotike e llojit marihuanë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, nën dyshimin se dy (2) persona janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar janë sekuestruar, një (1) armë dhe afro një (1) kg substancë narkotike e llojit marihuanë. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.  Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, ndaj 2 personave, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Vjedhja e pyllit”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) peronave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)