26 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 64 aktakuza kundër 109 personave

Prishtinë, 29 dhjetor - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër aktakuza, kundër njëqindenëntë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetegjashtë persona të dyshuar.
 
Gjithashtu, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër pesë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzeteshtatë aktakuza kundër dyzeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katërmbëdhjetë  persona për 48 orë, ka bërë dy kërkesa për paraburgim ndaj dy personave dhe një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj pesë personave, si dhe, ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, në kohë zgjatje prej 48 orësh.

 ProkuroriaThemelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)