29 Shkurt 2020

Fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi

Prishtinë, 13 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me bashkëpunëtorët e saj, Nazlie Bala dhe Blerim Sallahu, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me bashkëpunëtorë, Riccardo Serri, Cezary Michalczuk, Julia Jacoby dhe Aferdita Smajli, të cilët i uruan suksese ministres Haxhiu në detyrën e re.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu ka falënderuar znj. Apostolova për përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Shefen e Zyrës së BE-së, me prioritetet kryesore të cilat do t’i ndërmerr gjatë mandatit të saj dhe e siguroi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e agjendës evropiane, përfshirë reformën në drejtësi, e cila do të ndjeket sipas standarteve ndërkombëtare dhe do të shënoj kthesën e duhur në luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit, u garantua mbështetje e mëtejshme nga Zyra e Bashkimit Evropian  dhe njëherit u pajtuan për fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej me reformat që do të forcojnë shtetin e së drejtës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)