21 Janar 2020

FSK trajnon Policinë dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

Prishtinë, 11 shtator - Në kuadër të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) është duke u realizuar trajnimi „Zhytje e avancuar“,  ku po marrin pjesë pjesëtarët e  Policisë së Kosovës (PK) dhe pjesëtarët e  Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator, dhe po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, Liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

Instruktorët e specializuar të QTKSH-së janë duke e realizuar trajnimin me institucionet vendore të sigurisë, në mënyrë që së bashku t’i fitojnë njohuritë e nevojshme në fushën e kërkim – shpëtimit në ujëra, për të qenë të gatshëm dhe me ndërveprueshmëri institucionale, t’i kryerjen me sukses detyrat në raste reale të fatkeqësive natyrore dhe atyre njerëzore.

Në këtë trajnim, që përfshin pjesën teorike me 27 orë dhe pjesën praktike me 75 orë, testohen aftësitë  në fusha të ndryshme që kapin elementin e zhytjes, si: zhytja dhe llojet e zhytjes; komunikimi nënujor; presioni dhe ligjet e fizikës; mjekësia e zhytjes; zhytja në izobat; zhytja në grup; zhytja në thellësi; menaxhimi nënujorë; zhytja natën; navigimi natën etj.

Specifikat e zhytjes dhe kërkimit në ujëra kërkojnë vëmendje të madhe dhe disiplinë të fortë. Pakujdesia më e vogël mund të kushtojë me jetë, prandaj  pjesa praktike ka një rol të veçantë dhe i kushtohet kujdes secilit detaj, duke filluar që nga veshja e uniformës, bombolat e ajrit, bashkërendimi me ekipin, pajisjet dhe gjithçka që ka të bëj me zhytjen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)