27 Prill 2024

FSK për herë të parë dërgon kadet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Prishtinë, 11 prill - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se që nga themelimi i saj për herë të parë, do të dërgoj kadet për tu shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kadeti i përzgjedur është Albin Bytyçi, dërgimi i tij në këtë  akademi prestigjioze është  pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në  mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës. Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i FSK-së, në vazhdimësi ofrojnë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët ju kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga Testi i Inteligjencës, Testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik.

Kadeti Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të përformancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)