26 Prill 2024

FSK niset për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministria  për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka bërë të ditur se sot do te filloj dislokimi i kontigjentit të Forcës se Sigurisë së Kosovës (FSK) për pjesmarrje në operacionin humanitar në Republikën e Shqipërisë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, duke gjykuar nga situata e krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në Republikën e Shqipërisë, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pranuar një kërkesë zyrtare nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, për mbështetje logjistike nga Forca e Sigurisë së Kosovës në ndihmë të zonave të përmbytura në Republikën e Shqipërisë.

Në kërkesë, në mënyrë te veçantë, është specifikuar nevoja për sigurimin e urave të montazhit. Kërkesa mbështetet edhe në kërkesën e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për mbështetje, dhe në nevojën e madhe të vendbanimeve në zonat e Vlorës dhe Fierit, të cilat kanë mbetur të izoluara nga dëmtimi dhe shkatërrimi i urave.

Qeveria ka miratuar vendimin për dërgim të kontingjentit humanitar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Republikën e Shqipërisë. Mbështetja financiare e operacionit humanitar do të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)