26 Prill 2024

FSK ndihmon dy persona të aksidentuar në komunikacion

Prishtinë, 27 qershor - Një ekip e  Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza përgjatë rrugës Prishtinë - Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë  në vendin e aksidentit dy personave civil të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor, si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personalie mjekësor i ka evakuuar për në spital.

Ekipi i FSK-së, ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish, pra në raste aksidentesh etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)