26 Prill 2024

FSK me transparencë të plotë për fazën e tranzicionit

Bruksel,  11 Shtator - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë qëndrimit në selinë e NATO-s, në Bruksel, u prit sot nga kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, mareshali Stuart Peach.

Gjenerali Rrahman Rama dhe mareshali Stuart Peach biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe sfidat e sigurisë për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.

Fokusi i bisedës i Komandantit të FSK-së, me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s ishte kryesisht planifikimi i procesit të tranzicionit të FSK-së, avancimi i Forcës së Kosovës, kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së, bashkëpunimi i deritanishëm dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me NATO-n, në të ardhmen.

Takimi i përbashkët i gjeneral Ramës me mareshalin Peach, u zhvillua në kuadër të fushatës informuese dhe koordinuese që Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjatë këtij viti ka ndërmarrë në shumë prej kryeqyteteve evropiane, për t’i informuar për procesin e tranzicionit të FSK-së, dhe planet për të ardhmen e Forcës së Kosovës, me qëllim që të informohen partnerët strategjik dhe shtetet tjera partnere të NATO-s, si dhe shtetet evropiane; për gatishmërinë dhe transparencën e plotë, mbi këtë proces, si dhe koordinimin e vazhdueshëm për një ecje përpara së bashku me partnerët tanë për anëtarësim në NATO dhe integrim në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)