15 Gusht 2020

FSK e gatshme të ju sherbejë të gjithë qytetarëve

Prishtinë, 18 mars - Pas situates së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara në Forcën për Detyrë, sot Ministri Quni me stafin e tij dhe i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj ka vizituar Regjimentin e Tretë të Forcave Tokësore në Mitrovicë.

Me këtë rast, nga ana e zëvendës komandantit të Regjimentit të Tretë, Nënkolonel Avni Kiçina, Ministri Quni u njoftua me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore,  veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, material, teknike dhe mbështetjes logjistike të regjimentit përkatës.

Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për njësinë përkatëse dhe inkurajoi pjestarët e saj për përgatitjet e duhura, motivin dhe moralin e lartë të dëshmuar si gjithmonë mbështetjen e plotë ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me sfidën aktuale që po kalojmë.

Në këtë rrethanë të jashtëzakonshme, ku është me rëndësi jetike shëndeti i qytetarëve, Ministri Quni theksoi domosdoshmërinë që FSK, të jetë e gatshme të ju sherbejë të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe gjithënji  në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in.

Menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur instituticionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.