26 Prill 2024

Fillon procesi i pjesëmarrjes së viktimave në Dhomat e Specializuara të Kosovës

Hagë, 24 shtator - Me konfirmimin e një aktakuze në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe publikimin e saj, viktimat tashmë mund të fillojnë të paraqesin kërkesa për pjesëmarrje në proceset e ardhshme.

Duke  folur  mbi  pjesëmarrjen  e  viktimave  Kryetare  Ekaterina  Trendafilova tha se dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krime të rënda, ku përfshihen krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

"Që të arrihet  drejtësi,  nuk  duhet  të  harrojmë  ata  që  kanë  vuajtur  si  pasojë  e  këtyre  krimeve."  

"Në  gjykatën  tonë, viktimave u jepet mundësi të marrin pjesë në procese gjyqësore, në realizimin e drejtësisë”, thekson Trendafilova.

Personat të cilët mund të provojnë se kanë vuajtur personalisht dëm fizik, mendor apo material si pasojë e drejtpërdrejtë e  krimeve  të  pretenduara  që  përfshihen  në  një aktakuzë  të konfirmuar, mund  të  paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në procese.

Me tej një gjykatës merr vendim nëse parashtruesi i kërkesës mund të marrë statusin e viktimës pjesëmarrëse në DHSK.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përkushtuara që t’u  mundësojnë  viktimave  pjesëmarrjen  në procese gjyqësore, me ndihmën e mbrojtësve të viktimave."

"Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave do të bëjë të gjitha përpjekjet që t’i ndihmojë njerëzit në plotësimin e formularëve të kërkesave, të cilat do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale,” tha Administratorja Fidelma Donlon.  

Viktimat  pjesëmarrëse  në  proceset  në  DHSK  do  të  formojnë  një  ose  më  shumë  grupe.  Secili  grup përfaqësohet përmes një avokati që gjithashtu quhet mbrojtës i viktimave.

Mbrojtësit e viktimave mund të jenë të pranishëm në seanca gjyqësore dhe i informojnë viktimat gjatë të gjithë procesit gjyqësor.

Mbrojtësit e viktimave u kërkojnë viktimave të shprehin mendimet e tyre, dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe ua përcjellin këto mendime e shqetësime gjykatësve përkatës.

Viktimat që marrin pjesë në proceset gjyqësore në DHSK kanë disa të drejta ku përfshihen e drejta për njoftim, pranim dhe zhdëmtim.

“Ka rëndësi thelbësore që zëri i viktimave të dëgjohet gjatë të gjithë proceseve të ardhshme. I inkurajoj fuqimisht  ata  që kanë vuajtur si pasojë e  drejtpërdrejtë e krimeve të paraqitura në  aktakuza, që të marrin pjesë në këtë proces”, shtoi Prokurori i Specializuar Xhek Smith

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)