27 Prill 2024

EULEX-i: Marty ti dërgojë provat prokurorëve tanë

Prishtinë, 21 dhjetor - Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kërkuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marty që ti dërgojë të gjitha të dhënat prokurorëve të BE-së në Prishtinë.

Marty ka hartuar një raport, ku akuzon kryeministrin Thaçi për përfshirje në trafikimin e drogës dhe të organeve njerëzore, akuza këto të hedhura poshtë nga Thaçi.

“EULEX-i i ka dërguar një letër Marty ku e inkurajon që ti ofrojë autoriteteve brenda EULEX-it informacionet ose të dhënat që mund të vënë dritë mbi dyshimet e bëra në raport", i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)