26 Prill 2024

Dogana zbulon cigare pa banderolla

Prishtinë, 4 shkurt - Në aksionin e organizuar nga Dogana e Kosovës, e përkrahur edhe nga Policia e Kosoves janë zbuluar sasi të cigare pa banderola, pra është ushtruar kontroll tek disa subjekte afariste qe dyshohej se kane ne shitje cigare pa banderola.

Dogana përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë operacionit të ushtruar në këto lokale afariste janë zbuluar sasi te konsiderueshme te cigareve pa banderola që nënkupton se ato kanë arritur të kontrabandohen.

Aksioni ishte sipas komunikatës idhte i fokusuar  ne tri qytete, në Ferizaj, Gjilan dhe Kaqanik. 

Në Ferizaj nga shtate subjektet e kontrolluara janë konfiskuar 35360 cope cigare pa banderola.

Në  Gjilan janë kontrolluar tri subjekte afariste tek te cilat janë konfiskuar 1400 cope cigare pa banderola.

Dhe në Kaçanik janë kontrolluar dy subjekte afariste dhe u janë zbuluar dhe konfiskuar 15500 cope cigare.

\"Sasia totale e cigareve te konfiskuara gjate këtij operacioni është 52260 cope cigare pa banderola kjo sasi menjëherë është konfiskuar nga Dogana dhe do te trajtohet konform dispozitave për mallrat e konfiskuara\", thuhet në njoftimin e doganës.

Vlera e këtyre mallra është afro 3000 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)