27 Prill 2024

Dogana shkatërron mallra të falsifikuara

Prishtinë, 3 shkurt - Sot në degën doganore të Vërmicës, Dogana e Kosovës ka bërë te ditur se ka bërë shkatërrimin e mallrave të falsifikuar.

Bazuar në dispozitat ligjore 03/L-170/2009 masat doganore  për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës ka autoritetin ligjor për të ndërmarr veprime të tilla.

Malli është shkatërruar në mbikëqyrje doganore, në prezencën e importuesi të mallit dhe përfaqësuesit ligjor të Kompanive te Autorizuara nga bartësit e të drejtës së markave tregtare.

"Gjatë janarit kemi filluar me pranimin e kërkesave dhe marrjen e veprimeve te ndërlidhura me shkeljen e të drejtës pronës intelektuale", thuhet në njoftimin e Doganës.

Llojet e mallrave të shkatërruara janë kopjim nga markat botërore si në vijim:

-    Marka TIMBERLAND (Këmisha për te rritur, Pantallona për te rritur, etj),
-    Marka GUCCI (orë dore për te rritur, xhaketa etj)
-    Marka AMBERCROMBIE (Këmisha për te rritur).

Pra të gjitha këto marka ishin të falsifikuara dhe si të tilla i nënshtrohen shkatërrimit.

Dogana e Kosovës i inkurajon të gjitha kompanive të cilët importojnë mallra origjinale të aplikojnë në Doganën e Kosovës për mbrojtjen e markave tregtare të tyre ashtu që ne të ndërmarrim masat doganore për mbrojtjen.

Dogana paralajmëron kompanitë të cilat importojë mallra të falsifikuara se këto lloj mallra mund t’i nënshtrohen konfiskimit dhe shkatërrimit nëse vërtetohen se shkelin të drejtën e Pronësisë Intelektuale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)