27 Prill 2024

Diskutohet për të drejtat në pronë dhe trashëgimi

Prishtinë, 4 dhjetor - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë.

Në veçanti tryeza do të trajtojë regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve nga zyrtarët shtetërorë, punën dhe buxhetin e zyrave komunale për barazi gjinore, situatën e grave në parti politike, gratë në qeverisje dhe nevojën për reforma legjislative dhe procedurale në garantimin e të drejtave të grave për trashëgimi.

Folës kryesor do të jenë përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Agjencisë për Barazi Gjinore, Gjykatës së Apelit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ky projekt mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)