06 Prill 2020

Deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar 620 raste

Prishtinë, 4 dhjetor - Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i komunës Agim Ademaj.

Siguria në zonën e përgjithshme të Policisë së Kosovës, siguria nëpër shkolla, delikuenca e nxënësve, shitja/blerja e ushqimit të përditshëm, data të skaduara, prodhim i pa kontrolluar, gjendja në institucione shëndetësorë, ordinanca mjekësore raportet staf-pacient, furnizimi me medikamente si dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2020, ishin pika të rendit të ditës të cilat KKSB-ja sot pati në shqyrtim.

Dervish Shaqiri – kapiten nga Stacionit Policor në Istog, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së lidhur me disa statistika nga raporti 11-të mujor i këtij viti.

Deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar 620 raste, 112 aksidente , 63 të lënduar,janë  shqiptuar 3496 tiketa në trafik , janë konfiskuar 50 armë, municion i konfiskuar 442 dhe kemi asistuar në 128 raste , ka deklaruar Shaqiri.

Po ashtu Shaqiri njoftoj se Stacioni Policor në Istog gjatë kësaj periudhe ka implementuar edhe 26 plane operative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)