27 Prill 2024

Debatohet për barazinë mes grave dhe burrave në Kodin Civil

Prishtinë, 28 shkurt - Sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, në Prishtinë do te mbahet debat mbi barazinë mes grave dhe burrave në Kodin Civil.

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me programin e Kodit Civil është duke organizuar debat mbi barazinë e burrave dhe grave në të drejtën civile.

Ndryshimet në Kodin Civil duhet të garantojnë të drejta të barabarta për gratë dhe burra në Republikën e Kosovës, në të gjitha aspektet e jetës.

Ligji për Familje, Ligji për Trashëgimi, por edhe Pronësia e pasurisë dhe aseteve tjera duhet të ofrojnë barazi në të gjitha rrethanat.

 Çështja e barazisë në kontekstin shoqëror mund të adresohet përkitazi vetëm nëse ligjvënësit hartojnë dispozita ligjore të cilat garantojnë të drejta të barabarta.

Gjatë debatit, do të shqyrtohet edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nëse ligjet në fuqi apo çfarëdo projektligji në procesin e hartimit është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)