26 Prill 2024

Brenda 7 muajsh, 2569 kosovarë hoqën dorë nga nënshtetësia

Prishtinë, 7 gusht - Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë kosovare. Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë.

Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga nënshtetësia kosovare. Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës.

Sipas këtyre statistikave, nga 1 janari deri me 31 korrik, kanë kërkuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës 305 persona. Ndërsa, në vitin e kaluar 638 persona, të cilët vinë kryesisht nga shtetet fqinjë.

Ndërsa, pjesa dërmuese e atyre që kërkojnë të heqin dorë nga nënshtetësia kosovare janë nga Gjermania, por ka edhe nga Austria e Sllovenia.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)