21 Prill 2019

BQK, MPB, Policia dhe SHBK diskutojnë për sigurimin fizik të bankave

Prishtinë, 7 dhjetor - Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti është mbajtur takimi me ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorin e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarin e Bordit të Shoqatës së Bankave Orcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutiv të  Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Në këtë takim u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për të adresuar këto sfida.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flet Kryetari Albin Kurti. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria bashkëmoshatarët, në familjet e të cilëve kanë qëndruar, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 15:30)