27 Prill 2024

Asnjë i burgosur nuk është prekur me koronavirus

Prishtinë, 27 prill - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se deri më tani në qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, asnjë i burgosur nuk është prekur me virusin “Covid 19”, ndërsa kanë rezultuar pozitivisht shtatë zyrtarë korrektues.  

Nga shtatë të infektuarit, pesë janë nga Qendra e Paraburgimit Mitrovicë, një nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe një nga Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Nga ky numër, të shëruar janë pesë,  ndërsa dy zyrtarë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas planit operativ “Coronavirus”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Pandemisë Covid -19, përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, aktiviteteve dhe masave të parapara për ruajtjen e sigurisë, shëndetit dhe higjienës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)