27 Prill 2024

Arrestohet një person për ‘zjarrvënie’ në Suharekë

Suharekë, 11 mars -Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar dje në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (V. M.), i cili dyshohet se në  fshatin Semetishtë  të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë  patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit  të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)