19 Mars 2024

Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

Prishtinë, 21 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë) sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar nga Gjykata Themelore i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit”. Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për ti ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykaten Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë.

Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) ka ndermarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë.

Personi i dyshuar për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent është derguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin, perderisa ju ri-konfirmojmë se PK po ndermerr dhe do të ndërmerr veprime ligjore ndaj secilit individ që është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësishtë rolit dhe funksionit që ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)