26 Prill 2024

Arrestohen pesë persona që u kapen më 220 kg substancë narkotike

Ferizaj, 10 shkurt - Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, kanë kryer kontrollet në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura.

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Priokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)