19 Mars 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Prizren, 15 nëntor - Dje rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen dy persona tëdyshuar (L. P. dhe D. A.), të cilët ishin në kërkim policor.


​Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer me 18korrik 2018 në Prizren.    Dyshohet se këta persona kanë kryer veprën penale dukeia marrë çantën e krahut viktimës femër shqiptare dhe të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës nëçantë kishte telefonin e markës Samsung, kuletën së bashku me dokumentet dhe para të gatshme.    ​Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa personit tjetër me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)