19 Mars 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

Prizren, 19 mars - Pas një pune operative hetimore në terren, sot rreth orës 03:00 të mëngjesit të hershëm, në fshatin Bishtazhin nga Policia e Gjakovës janë arrestuar dy të dyshuar (Sh. H. dhe B. D.) të cilët duke e përdorur një dritë vezulluese e kanë ndaluar një qytetar në Krushë të Vogël të Prizrenit, përderisa i njëjti po udhëtonte me veturën e tij.    

Të dyshuarit janë prezantuar si zyrtarë policorë, duke kërkuar para nga viktima. Pasi që viktima ka dyshuar në prezantimin e tyre, ka kërkuar që të njëjtit të identifikohen me kartela zyrtare.

Të dyshuarit në pamundësi të prezantimit të kartelave zyrtare, duke parë se mashtrimi i tyre nuk po funksionon,  ikin në drejtim të Gjakovës.

Falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës, të dyshuarit janë arrestuar.

 Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale nga ana e  njësive relevante policore, duke përfshirë intervistimin e personave  të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve ju  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)