18 Tetor 2019

Arrestohen dy persona të dyshuar në Prizren

Prizren, 17 shtator - Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prizrenit, pas pranimit të informacioneve relevante për zhvillimin e veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me lojërat e fatit, vikendin që po lëmë pas ka ndërmarrë disa veprime policore, ku në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit janë realizuar kontrolle të lokaleve, janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dëshmi të ndryshme në rastet e përmendura si në vijim:
 
Prizren 15.09.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar katër aparate dhe 1406.5 euro para të gatshme.

Dragash 15.09.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar dy aparate, dy shtëpiza kompjuteri dhe 2987.85 euro para të gatshme.
 
Pas realizimit të proceduarve nga Policia, janë inicuar rastet “organizim i skemave dhe bixhozit të paligjshëm” dhe dy të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që çdo informacion lidhur me ndonjë veprimtari të kundërligjshme ta ndajnë me Policinë e Kosovës, në menyrë që në bashkëpunim të reduktohen apo të ndalohen veprimtaritë e tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)