26 Prill 2024

Arrestohen dy persona për veprat penale ‘vjedhje ’ dhe ‘vjedhje të rëndë”

Prizren, 11 shtator - Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren ka bërë të ditur se sot rreth orës 01:45 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, e cila është duke ndodhur në Prizren, me njëherë njësitet relevante policore kanë shkuar ne vendin ku ishte duke u kryer vepra penale vjedhje, ku ne flagrancë  është arritur  të kapen te identifikohen dhe të arrestohen dy persona te cilët ishin brenda ne lokalin ku ishte duke u kryer vjedhja.

Te dyshimtit e ndaluar janë: SH.M i lindur me 1987 dh A.D i lindur me 1993

Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në shume raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku gjate periudhës kohore mars-shtator  kanë vepruar ne qytetin e Prizrenit.

Te dyshuari ne pranin e avokatit mbrojtës janë intervistuar ne lidhje me rastin ne fjalë, ku përveç  këtij rasti ata kanë pranua edhe rastet tjera te cilat i kanë kryer.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestrua perkosishtë një automjet te tipi Audi me targa vendore, të cilin te dyshuarit e kanë përdor gjate kryerjeve te vjedhjeve.

Hetuesit e stacionit policor ne Prizren se bashku me njësitet tjera ne mënyrë intensivë janë duke u marr me gjetje dhe sekuestrimin e gjësendeve te vjedhura nga ana e te dyshuarave.

Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)