04 Prill 2020

Andrews viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 24 janar - Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Anderwes do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë.
 
Po ashtu sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet konferenca e 7-të ndërkombëtare  “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”.

Fjalë rasti në këtë konferencë do të mbajnë, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Samedin Mehmeti, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, prof. Dr. Marjan Demaj, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe Bilbil Memaj, Drejtor i Akademia e Sigurisë të Shqipërisë.

Konferencën e organizon Kolegji Tempulli si dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)