26 Prill 2024

Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen për MPB

Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiuk vazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.

Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)