13 Gusht 2020

Ambasada Britanike nis projektin për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 30 tetor - Ambasada Britanike, përmes partnerëve të saj implementues - Axiom International dhe Agencia limited dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë".   

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, do të mbajë një fjalim në këtë ngjarje.

Ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme, të cilat janë në pronësi vendore dhe të qëndrueshme, duke u përqendruar veçanërisht në proceset e rekrutimit, avancimit dhe transferimit të të gjithë gjyqtarëve.

Projekti do të përfshijë kornizën e performancës organizative të akredituar ndërkombëtarisht, e cila do të forcojë aftësinë e Këshillit për të drejtuar në mënyrë strategjike Shërbimin Gjyqësor dhe për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm institucional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)