26 Prill 2024

Aktakuzë për vrasje në tentativë

Prizren, 18 gusht - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve R.XH., B.XH. dhe A.S.

I akuzuari R.XH. më datë 20 maj 2017, afër shtëpisë së tij së bashku me prindin e tij B.XH, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, fillojnë të përleshen me të dëmtuarin A.S., ku i akuzuari R.XH. e godet me thikë dy herë, therrje këto te cilat kanë rezultuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.

Me këto veprime i akuzuari R.XH., ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë, nga neni 178, lidhur me nenin 28, të KPRK-së. Ndërsa, për të akuzuarin B.XH. është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale, pjesëmarrje në rrahje, nga neni 190, paragrafi 1, të KPRK-së.

Për të akuzuarin A.S., është ngritur aktakuzë për veprat penale, lëndim i rëndë trupor, nga neni 189, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, të KPRK-së dhe lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4, të KPRK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)