27 Prill 2024

Aktakuzë ndaj dy policëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 28  shkurt - Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë, kundër të akuzuarve F.T. dhe R.K., që të dy zyrtar policor për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të KP-së.

Sipas aktakuzës të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të bashkëkryerësve si persona zyrtar, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të zyrtarëve policor – pjesëtarëve të Policisë së Trafikut Rrugor në Prizren,  gjatë orarit të punës, e pasi që e sekuestrojnë përkohësisht automjetin për shkak të vetaksidentit, nuk hapin rast për vetaksident dhe me dashje lirojnë automjetin e tipit Volvo V40 dhe ia dorëzojnë personit F.K., edhe pse e kanë ditur se ky automjet është vetaksidentuar dhe ka rezultuar i pazhdoganuar, në të njëjtin janë vendosur targat e regjistrimit që nuk i përkisnin dhe si i tillë nuk është dashur të lirohet nga ana e të pandehurve, por të dorëzohet në terminalin doganor në Prizren, për zhdoganim.

Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit F.T. dhe R.K., kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31të KP-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)