26 Prill 2024

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Landovicë - Prizren

Prizren, 6 janar - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes se djeshme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec - Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë - Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri.

Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje. Viktima është L. Ç i lindur në vitin 2000.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut, dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)