21 Tetor 2020

24 marsi shënohet me takim “Miqësisë dhe Falënderimeve”

Ferizaj, 24 mars - Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj ka realizuar takimin e “Miqësisë dhe Falënderimit” për të përkujtuar përvjetorin 21-të të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, me këtë rast Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në “AVONET”, ka thënë se kjo datë tashmë është bërë tradicionale që të shënohet në Ferizaj, datë që ka një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës, është ditë që kujtohen shpresën e popullit shqiptarë që e morën nga bombardimet të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe, por ishte edhe një mbështetje e madhe për ushtarët e UÇK-së. Kjo është njëra ndër ditët më historike që lidhet me lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Kjo ditë tek çdo qytetarë i Kosovës, është ditë e kujtimeve dhe momenteve më të veçanta, pse nga kjo data fillojë një periudhë tjetër për Kosovën,  më qëllim të vetëm shpëtimin të popullit të Kosovës, ku populli kosovarë do të jetë mirënjohës çdo herë pjesëtarëve të NATO-së, e në veçanti atyre të SHBA-ve, roli i forcave të KFOR-it Amerikan ka qenë i rëndësishëm dhe përkrahës të mëdhenj, si në krijimin e paqes, atë në komunitet, bashkëpunimin me institucione, e shoqëri civile.

Lufta e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bombardimi i NATO-s kulmoi me çlirimin e Kosovës duke trasuar qartë rrugën tonë të lirisë dhe pavarësisë.

Republika e Kosovës, populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës dhe falënderues qendrave të vendosjes ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhimi i së cilëve arriti të ruaj dhe shpëtoj substancën tonë kombëtare nga makineria vrastare serbe.

Ferizaj, paraqet njërën ndër qendrat më të rëndësishme ushtarake të KFOR-it amerikan në Ballkan të pozicionuar në Kampin Ushtarak Bondsteel dhe një ndër qytete më të sigurta

Edhe tani në paqe, populli i Kosovës i është falënderues trupave të KFOR-it të cilët angazhohen për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë dhe paqen kudo në vend.

E nga ana tjetër përfaqësues të KFOR-it amerikan toger Smalls nga Kampin Ushtarak Bondsteel u shpreh nderuar me ndarjen e mirënjohjes, me ç’rast janë zotuar për një bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm me qytetarë dhe institucionet.

Kjo ditë e miqësisë e organizuar nga rrjeti “AVONET” tashmë është bërë tradicionale me rastin e 24 marsit, ditës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Ndërkaq në shenje respekti për KFOR-in amerikan, koordinatori i AVONET-it Arlind Avdyli , i ndahu mirënjohje përfaqësuesve të KFOR-it amerikan që ishin prezent në këtë takim miqësie dhe falënderimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2020

 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Skenderajt ku do te takohet me Kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi”. (Në afërsi të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi” në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hot. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndan certifikatave për ndërmarrësi në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:30)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Këshilli Turk në Kosovë do të bëj përurimin e projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën së mesme të mjeksisë "Hysni Zajmi". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi viziton Komunen e Prishtines. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin Ramiz Lladrovci. (Ndërtesa e Komunës së Drenasit, ora 13:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhes mbahet konferencë për media. (Sëiss Diamond Prishtina, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive "Sezai Surroi". (Oborri i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon mbledhjen e ditës së djeshme. (Ndërtesa e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin e 4-t, ora 14:00)