26 Prill 2024

21 vjetori e gjen Policinë me 21 “Heronj të Kosovës“ të rënë në kryerje të detyrës

Prishtinë, 4 shtator - Sot në Drejtorinë e Përgjithshme, Policia e Kosovës shënoj 21 vjetorin e themelimit të saj, e cila me 6 shtator 1999 u themelua si një ndër institucionet e para në Kosovë.

Policia e Kosovës me një ceremoni të mbajtur sipas standardeve të parapara duke iu përshtatur situatës aktuale nga pandemia, shënoj 21 vjetorin e themelimit të saj, ku të pranishëm ishin, Përfaqësuesi i Presidencës së Republikës së Kosovës Bashkim Smakaj, Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Ambasadori i OSCE-së Jan Braathu  dhe  znj. Kimberly nga ICITAP-i Amerikan, të cilët të pranishmëve iu drejtuan me nga një fjalë rasti.

Të pranishëm po ashtu ishin edhe familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, të cilët me rastin e 21 vjetorit të Policisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dekoroj me urdhrin “Hero i Kosovës 19 zyrtarë policorë të rënë në kryerje të detyrës”.

Qalaj ka thënë se që nga themelimi e deri në ditët e sotme Policia e Kosovës është njëri nga institucionet që ka renditur vendin tonë si një histori suksesi në arenën ndërkombëtar si vend i ri dhe në zhvillim.

"Policia e Kosovës kishte dhe ka përgjegjësi shumë të madhe në funksionimin e mekanizmave të tjerë në vend, pasi që detyra e saj është siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës."

"Të sigurosh jetën dhe pronën e qytetarit është detyrë shumë e rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi, por të jesh në shërbim të vendit duke siguruar atë dhe banoret e saj është edhe vlerësim maksimal që shteti ta ka besuar", ka thënë Qalaj.

Pjesëtaret e Policisë së Kosovës për gjithë këto vite sipas tij kanë qenë pasqyrë e shtetit të Kosovës në të gjitha pikë kalimet kufitare dhe në secilën pjesë tjetër të vendit duke punuar 24 ore 7 ditë në javë.  

'Të jesh pjesëtarë i Policisë së Kosovës nuk është vetëm krenari apo privilegj, bartja e uniformes së shtetit nënkupton përgjegjësi dhe ndonjëherë edhe rrezik për vetë jetën e zyrtarit policor."  

"Krimi dhe kriminelët nuk e duan policinë, ata e shohin pjesëtarin e policisë dhe uniformen e tij si pengesë në rrugën e tyre kriminale."
 
"Rrugëtimi për këto 21 vite nuk ka qenë i lehtë, ka pasur sfida të vazhdueshme. Ndërtimi i një organizate policore kredibile dhe profesionale siç edhe është Policia e Kosovës ka qenë dhe është mision i vazhdueshëm për të gjithë ne", ka theksuar Qalaj.  

Në radhët e Policisë së Kosovës janë 21 zyrtarë policorë të cilët kanë rënë në kryerje të detyrës, duke mos kursyer as jetën e tyre në ruajtje të rendit e sigurisë publike dhe parandalim të krimit, të cilët janë dekoruar me urdhrin  “Hero i Kosovës”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë rrugëtimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja duke iu shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)